Working Capital: Why Revenue Alone Won’t Save Your BusinessLajmeFinancat e KorporataveWorking Capital: Why Revenue Alone Won’t Save Your Business

Working Capital: Why Revenue Alone Won’t Save Your Business

TE KESH NJE XHIRO VJETORE TE LARTE NUK ESHTE SINONIM I BIZNESI TE SUKSESHEM

Profiti i biznesit është jashtëzakonisht e rëndësishëm pasi prej saj varte drejtpërdrejtë, vetëfinancimi, aftësia për te tërhequr financues të rijnë nëse dëshirojmë të rrisim dimensioni e shoqërish. Në fakt nëse rritja e xhiros vjetore tashme përcakton një rrjedhje të likuiditetit, nevoja për të bere investime për të mbështetur ketë rritje rrit nevojat financiare. Aftësia konkurruese e kompanisë varetë nga këto investime dhe nëse janë ato në përputhje me karakteristikat e biznesit dhe me strategjinë e shoqërisë, kapaciteti konkurrues do të rritet me një përmirësim të niveleve të përfitimit. Nëse gjithçka fillon nga përfitimi është e rëndësishme të theksohet se rezultati i sintezës ekstrem ne ketë kuptim përfaqësohet nga ROE (return on equty), ky indikator përmbledh aftësinë e menaxhmentit për të gjeneruar fitime dhe aftësinë për të shpërblyer kapitalin e rrezikut “pra kapitalin e investuar nga ortaket e shoqërisë” dhe për të vlerësuar nëse ortaket kanë interes të vazhdojnë dhe të investojnë në shoqëri apo të kryejnë investimet e tyre në një sektor tjetër.

A mjafton të dimë vetëm xhiron dhe përfitimin e shoqërisë për të thëne se kemi një biznes të suksesshëm?

Disa indikator janë të pjesshëm dhe mund të çojnë në gabime, dhe në vlerësime të pa sakta. Një nga këta indikator çorientues dhe të rrezikshëm është “xhiro vjetore”. Prandaj, dua të theksoj rëndësinë e përqendrimit tek të analizuarit të “Working Capital”.

Me ketë, nuk dua të them se xhiro vjetore duhet harruar plotësisht, sigurisht që është një e dhëne e madhësisë së shoqërisë, por nuk është një indikator i suksesit të shoqërish.

Te jesh i madh sepse ke një xhiro të madhe dhe të kesh një përfitim të ulet do të thotë të jesh gjigand me këmbët prej argjile dhe më keq nëse profiti jot mbetet vetëm i tille dhe nuk arrihet të kthehet në Cash (likuiditet), atëherë nuk je me as gjigand me këmbe argjile por pa këmbe fare, sepse shume here ndodh që në një shoqëri llogarit apo business plan-et behën duke u bazuar tek profit por pagesat behën gjithmonë me Cash dhe nëse profiti mbetet vetëm një numër atëherë shoqëria nuk do jete në gjendje të paguaja detyrimet në Cash (rrogat, furnitorët, taksat etj.).

Për të kuptuar nëse shoqëria jone është duke operuar në profit dhe profitin e kthen në Cash duhet të studiojmë një nga indikatorët më të rëndësishëm të corporate finance “Qarkullimi i kapitalit të shoqërisë – Net Working Capital”

Net Working capital:

kapitali qarkullues ose siç quhet ndryshe në terminologjinë anglosaksone “Net Working capital” është matësi i aftësisë të shoqërisë dhe efikasitetit operues dhe shëndetit financiar afatshkurtër (Brenda 12 muajve).

Nëse një shoqëri ka Working capital të konsiderueshëm pozitiv, atëherë ajo ka potencial për të investuar, për tu rritur dhe paguar detyrimet afat shkurtër. Nëse Working capital nuk i tejkalon detyrimet afatshkurtër atëherë shoqëria mund të gjendet në vështirësi për të paguare detyrimet dhe munde të rrezikoj falimentimin.

Rëndësi e të njohurit të working kapital është se ai kthehet brenda 12 muajve në likuiditet nëse nuk ndodh ky proces atëherë working kapital kthehet në rrezikun kryesor të shoqërisë.

Formula e NWK = te arketueshtme + inventari + likuiditeti – detyrimet afat shkurtër

Le te shohim te dhënat e një shoqëria në rritje:

Çfarë na tregojnë këta numra? Totali mat kapitalin që shoqëria duhet të hedh në qarkullim për të funksionuar “working capital”.

Inventari + te arketueshmet na tregon aktivin qarkullues e një shoqërie, pra një vlere që lëviz në proporcion me xhiron vjetore, sepse nëse një shoqëri shet duhet të blej lenden e pare (inventar) për të përpunuar dhe gjëndëruar prodhimin final dhe të procedoj me shitje që gjeneron të arketueshme sepse jo gjithmonë shitjet paguhen në çastin e dorëzimit të madhit.

Për të arritur tek Net Working Capital duhet të konsiderojmë edhe detyrimet afat shkurtër të shoqërisë:

Inventari + te arketueshme – te pagueshme afat shkurte = Net Working capital (po leme jashtë likuiditetin).

Për të kuptuar se si funksionon “Working Capital”, le të bëjmë një hipotez ekstreme: le të imagjinojmë që shoqëri Alfa shet mallin në magazinë dhe mbyll shoqërinë. Në këtë situatë për vitin 2021 në llogarinë bankare futen 630,00 ALL, 380 nga te arketueshmet, 450 nga shitja e mallit dhe 200 dalje nga pagesa e detyrimeve.

Specialist të corporate finance e quajnë paradoksi i Working capital:

  1. Shoqëria që rritet – likuiditet që pakësohet;
  2. Shoqëria që zvogëlohet – likuiditeti që rritet.

Si mund të kemi situatën nën kontroll?

Të kesh situatën nën kontroll do të thotë të dish paraprakisht se çfarë do të ndodh. Duke pare tabelat më larte vëmë re një rritje te xhiros, dhe një rritje e xhiros me përqindje disi të larta të bene të mendosh se duhet të investosh në impiante të reja në makineri dhe shpenzime të tjera operative dhe të gjitha këto shpenzime kërkojnë likuiditet në fillim dhe kthimi mbrapsh e cash nga këto investime vjen mbasi mbydhet cikli i të arketueshmeve, mbasi të rritet kapaciteti produktiv dhe arrihet shitja e tyre dhe me e fundit arkëtimi i shitjeve.

Pra shoqëria Alfa i duhet të analizoj sa likuiditet i duhet për investimet dhe sa kohe i duhet të ktheji likuiditetin e investuar në fillim mbrapsht dhe kjo arrihet me një analizë të Net working capital dhe me ndihmën e indikatorëve të tjerë siç mund të jete pay back period etj.

Kjo na bene të kuptojmë se të shesësh shume nuk do të thotë të jesh një shoqëri e suksesshme dhe duhet një analizë e kujdesshme e investimeve dhe kush është burimi i investimeve tone dhe se a kemi mundësi të kthejmë likuiditetin mbrapsht dhe të mos bazohemi vetëm në shifra si xhiro vjetore apo profiti qe në të vërtet na tregojnë shume pak për performancen e një shoqërie, një analizë e gabuar e working capital mund të çoj në mungesën e cash dhe falimentimin e shoqërisë.

Profit is an opinion, cash is the fact

Alfred Rappaport

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *