ROI

RETURN ON INVESTMENT

SI TE NDERTHURIM EFIKASITETIN OPERATIV DHE EFIKASITETIN STRUKTURAL TË  NJË SHOQERIE

Efikasiteti

Çfarë do të thotë efikasitet operativ dhe struktural? Efikasiteti operativ është në rastin kur një shoqëri është në gjendje të arrijnë qëllimin për të cilin është themeluar; efikasiteti struktural i referohet aftësisë për të arriture ketë rezultat me shpenzimet më të vogël e burimeve në dispozicion.

Në kontekstin profesional ndryshimi midis dy koncepteve është i një rëndësie themelore.

Për të shpjeguar më mire ketë koncept të marrim një shembull teorik: të imagjinojmë një shoqeri që shet me pakice tek konsumatorët, qëllimi është të siguroje një numër të caktuar kontaktesh ditore. Shoqëria do ishte efikase operative nëse do të arrinte numrin e kontakteve ditore që kishte vendosur si objektiv, në të kundërt do ishte jo efikase. Ndërsa shoqëria do të konsiderohet efikase në aspektin struktural nëse do te arrinte veç kontakteve por gjithashtu nëse do të merrte vlere, përkatësisht shitje të produkteve ose shërbimeve.

Efikasiteti operativ

Indikatori që tregon nëse një shoqëri është efikase në aspektin operative është ROS (return on sale) sa më e madhe të jete vlere e ROS aq më shume efikase është një shoqëri. Ky indikatorë tregon se sa fitim po prodhohet për 1 lek shitje. Rritja e ROS tregon operativiteti i shoqërisë po rritet në mënyrë efikase, ndërsa një ROS në rënie mund te sinjalizoi probleme financiare. ROS llogaritet duke pjesëtuar fitimin operativ (EBIT) me shitjet neto ose xhiro vjetore “ROS= EBIT/shitjet neto”. Është i dobishëm kur krahason shoqëritë në të njëjtën sektor biznesi dhe me dimensione të ngjashme. Është indikator i performances duke analizuar përqindjen e të ardhurave totale që shndërrohen në fitime operative.

Efikasiteti struktural

Indikatori që tregon nëse një shoqëri është efikase në aspektin financiar është ATR (Asset Turnover Ratio) sa më i madhe të jet vlera e ATR aq më shume efikase është një shoqëri. Tregon se një shoqëri është duke arriture objektivin e saj në mënyrë më të mundshme, në të kundërt nëse një shoqëri ka një raport të ulet të qarkullimit të aseteve/aktiveve, kjo tregon se nuk po përdor me efikasitet asetet e saj për te gjeneruar fitim.

ATR= shitjet neto / aktive.

Të dy indikatorët janë të dobishëm për te krahasuar bizneset të të njëjtit sektor

Të shohim një shembull për të kuptuar më mire matjen e dy indikatorëve:

Pasqyra e performancesShoqëria Alfa Sh.p.k
Te ardhura ALL    3.500.000,00
Kosto lende e pare ALL        875.000,00
Shpenzime për konsulence ALL        625.000,00
Energji elektrike ALL          37.500,00
Shpenzime për ujin ALL            8.750,00
Shpenzime për publicitet ALL          12.500,00
Kosto te tjera te jashtme ALL        250.000,00
VLERA E SHTUAR (ADDED VALUE) ALL     1.691.250,00
Kosto e personelit ALL         636.250,00
EBITDA(earnings before interests taxes depreciation amortisation) ALL     1.055.000,00
Amortizim ALL        250.000,00
EBIT(earnings before interests taxes) ALL        805.000,00
Interesa ALL          14.750,00
EBT (earnings before  taxes) ALL        790.250,00
Taksa ALL           39.512,50
Fitimi ALL        750.737,50
Pasqyra financiareBilancio
AKTIVET
Mjetet monetare ALL           200.000,00
Të arketueshme ALL                 –  
Inventari ALL            550.000,00
Aktive fikse ALL         1.000.000,00
AKTIVE TOTALE ALL     1.750.000,00
DETYRIME DHE KAPITALI
Kapitali ALL             500.000,00
Huamarrje ALL             850.000,00
Të pagueshmet ALL             400.000,00
TOTALI I DETYRIMEVE DHE KAPITALIT ALL      1.750.000,00

ROS = EBIT/ Shijet neto (të ardhura): ALL 805.000,00/ ALL 3.500.000,00 = 0,23

ATR = Shitjet neto (të ardhura)/Aktivet: ALL 3.500.000,00/ ALL 1.750.000,00= 2

Çfarë na tregojnë vlerat e gjetura për dy indikatorët?

ROS: mat performancen e një shoqërie duke analizuar përqindjen e të ardhurave totale që shndërrohen në fitime operative, në rastin tone nga 1 lek shitje vetëm 0,23 leke mbeten si fitim operativ, pra 23% e shitjeve totale mbeten si fitim operative për të mbuluar pagesën e taksave dhe të interesave.

ATR: na ndihmon të kuptojmë se sa me efektshmeri shoqëria po përdor aktivet për   të gjeneruar shitje, në rastin tone për çdo leke në aktive, shoqëria gjeneron 2 leke në shitje.

Le të kalojmë dhe të shohim Indikatorin që ndërthur dy te lart përmendurit

Return on Investment- perfitimi nga investimi

ROI (return on investment) është një indikator performance që përdoret për të vlerësuar efikasitetin ose përfitimin e një investimi. ROI është indikatori që mate në mënyre direket fitimin e një investimi të veçante në krahasim me koston e tij.

Cila është baza e një shoqërie? Si lind një shoqëri? Pa dyshim nga një investim, pra mund të themi se ROI është indikatori më i rëndësishëm kur analizojmë aspektin ekonomik dhe financiar të një shoqërie, duke filluar nga xhiro vjetore, aktivet, kostot dhe aspektin financiar.

Si të masim ROI:

ROI  =EBIT ALL       805.000,00*100=46%
     AKTIVET ALL   1.750.000,00

E nisem ketë artikull me pyetjen si të ndërthurim efikasitetin operativa dhe efikasitetin struktural të një shoqërie, të cilët i gjetëm me dy indikatorë ROS dhe ATR. Le të shohim ROI nga një këndvështrim tjetër, bashkimi i ROS dhe ATR:

ROS * ATREBIT*SHTJET NETO=EBIT=ROI
SHITJET NETOAKTIVETAKTIVET

Pra arritëm të ndërthurim dy indikator shume të rendësish në një, efikasiteti operativa dhe struktural të ndërthurur.

Çfarë na tregon ROI për një shoqëri:

  1. Na tregon nëse investimet e bëra nga shoqëria  janë fitim prurës, dhe ndihmon në rastet kur jemi duke vlerësuar kryerjen e një investimi nëse është në interes të shoqërisë ta beje;
  2. Nëse shoqëria është duke operuar me efikasitet operativ;
  3. Kontrollon efikasitetin struktural.

Me analizimin e ROI kemi një pasqyrim të qarte të gjendjes ekonomike, strukturale dhe financiare shoqërisë, nëse jemi duke arritur objektivin për të cilin kemi krijuar shoqërinë (fitimin).

Asnjë erë nuk është e favorshme për marinarin që nuk e di se në cilin port dëshiron të zbresë

                                                                                                                                              Seneca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *