EBITDA & EBITDA Margin: Measure Business Performance

RENDESIA E PERFORMANCES SE KOMPANISE DHE SI TA KRAHASOJME ME KONKURRENTET.
EBITDA është një nga KPI (key performance indicators) që na mundëson të matim performancen operative (core business) të shoqërisë dhe të arrijmë të bëjmë një krahasim dhe të vlerësojmë në ç ‘pozicion ndodhemi përballe konkurrencës.
Na lejon të kuptojmë nëse jemi në pozicion force apo vështirësie përballe konkurrenteve që operojnë në të njëjtin sektorë me ne.
Për ta llogaritur duhet të behet riklasifikim i pasqyrave të ardhurave dhe shpenzimeve (performances), një procedure e cila synon të:
- Bashkoi llogarite në disa klasa për të thjeshtuar leximin e të dhënave;
- Vendosjen e të ardhurave dhe shpenzimet në një kolone të vetme për të lehtësuar krahasimet;
- Llogarit rezultatet e ndërmjetme për të analizuar më mire performancen e kompanisë.
Rezultati është si më poshtë:
| Te ardhurat | ALL 2,000,000.00 |
| – Kostot e jashtme | ALL 800,000.00 |
| = Vlera e shtuar (Added Value) | ALL 1,200,000.00 |
| – Kosto e personelit | ALL 300,000.00 |
| = EBITDA (earnings before interest taxes deprecation and amortization) | ALL 900,000.00 |
| – Amortizim/zhvlerësim | ALL 200,000.00 |
| = EBIT (earnings before interest and taxes) | ALL 700,000.00 |
| -/+ Menaxhimi financiar (interesat) | ALL (50,000.00) |
| = EBT (earnings before taxes) | ALL 650,000.00 |
| – Taksat | ALL 32,500.00 |
| = Fitimi i Vitit | ALL 617,500.00 |
Ne baze të klasifikimit që bëme më lart vëmë re se EBITDA nuk konsideron kostot për amortizimin/zhvlerësimin, interesat dhe taksat.
Mos vallë kosto e amortizimin/zhvlerësimin, interesat dhe taksat nuk ndikojnë tek fitimi i shoqërisë, patjetër që po, në vijim do të shohim se perse nuk merren në konsideratë kur matet EBITDA.
Para llogaritjes së EBITDA duhet të llogarisim një tjetër indikator më pare “Vlerën e shtuare” (Added Value).
Vlera e shtuar (Added Value)
Vlera e shtuar janë tiparet shtese ose vlera ekonomike që një shoqëri u shton produkteve dhe shërbime të saj para se t’ua ofroje konsumatorëve/klientëve.
Përshkruan vlerën ekonomike (përmirësimin) që një shoqëri i shtone produkteve ose shërbimeve që ofron.
Vlera e shtuar shpjegon pse shoqëritë janë në gjendje të shesin një produkt apo shërbim me çmim më të larte se sa kosto e prodhimit të tyre.
Llogaritja e Vlerës të shtuar është diferenca midis të ardhurave të shoqërisë dhe kostot e jashtme.
Kostot e jashtme: janë kosto që rrjedhin nga blerja e lëndes së pare, materiale të tjera, konsulence nga specialiste të ndryshëm, pra të gjithë kosto që rrjedhin nga faktorë jashtë strukturës së shoqërisë.
EBITDA
EBITDA= të ardhura – kosto të jashtëm – kosto personelit.
Është një indikator që përjashton shpenzimet jo-operative (interesat dhe taksat) dhe kostot jo – monetare (amortizimin/zhvlerësimin). Ka për qellim të nxjerre në pah marzhin që mbetet në kompani pas mbulimit të kostove të jashtme dhe kostot të personelit, kostot operative që shkaktojnë dalje monetare.
Arsyet se perse EBITDA nuk konsideron kostot e përmendura më sipër janë për shkak se ato nuk varen nga aktiviteti baze i shoqërisë por nga politika që nuk kontrollohen nga vete shoqëria dhe nëse do të analizoheshin për të pare core business do të krijonin një analize të gabuar, për shkak se kostot:
- Amortizim/zhvlerësim (shpenzime jo-monetar), varen nga politika të kontabilitetit, pra janë institucione jashtë kontrollit të shoqërisë që vendosin normën e amortizimit të aktiveve afat gjate të ndryshme;
- Interesat janë politika financiare, janë bankat dhe institucione të tjera financiare që vendosin normën e interesit;
- Taksat, janë politika qeveritare.
Pra siç mund të shohim të tre kostot që nuk konsiderohen nga EBITDA nuk janë pjese e core business, por politika të institucioneve të ndryshme. Duke eliminuar kostot e përmendura më larte, EBITDA e bën më të lehte krahasimin e shëndetit financiar të shoqërive të ndryshme. Është gjithashtu i dobishëm për vlerësimin e shoqërive me struktura të ndryshme kapitali, me taksim të ndryshëm dhe me politika të amortizimit/zhvlerësimit të ndryshme midis tyre, duke lenë jashtë këto kosto bënë që të jete një indikatorë që nuk ndikohet nga politika të jashtme dhe e bëne të denjë për të matur performancen e shoqërisë.
Duke e pare nga një këndvështrim tjetër, mund të themi se mat sa fitim mbetet për:
- Kryerjen e investimeve (amortizim);
- Të paguaj interesat për borxhin financiar (bankat);
- Të kënaqi “ortakun/aksionerin e fshehtë” (taksat);
- Të shpërblej ortaket/aksionaret (fitimi).
Për të kuptuar më mire dobishmërinë e EBITDA le të shohim një shembull:
Le të supozojmë dy shoqëri Alfa dhe Beta të dyja operojnë në të njëjtin sektor, dhe me të njëjtin xhiro vjetore prej 1,000,000.00 ALL.
Tab 1
| Shoqëria Alfa Sh.p.k | Shoqëria Beta Sh.p.k | |||
| Te ardhura | ALL 1,000,000.00 | ALL 1,000,000.00 | ||
| Fitimi | ALL 30,000.00 | ALL 50,000.00 | ||
Shoqëria Alfa ka një fitim prej 30,000 ALL dhe Beta prej 50,000 ALL.
Duke u ndalur në këto te dhëna, ne do të arrinim të përfundimi se shoqëria Beta është më efikase dhe fitim prurës.
Tani le shtojmë një informacion më shume dhe rezultati është si më poshtë:
Tab 2
| Shoqëria Alfa Sh.p.k | Shoqëria Beta Sh.p.k | |||
| Të ardhura | ALL 1,000,000.00 | ALL 1,000,000.00 | ||
| EBITDA | ALL 150,000.00 | ALL 70,000.00 | ||
| Fitimi | ALL 30,000.00 | ALL 50,000.00 | ||
Cila shoqëri është më efikase nga te dyja?
Situata e paraqiture në tab 2 më larte na tregon se shoqëria Alfa Sh.p.k ka më shume kosto jo operative, le të sjellim një situate më të plote:
Tab 3
| Shoqëria Alfa Sh.p.k | Shoqëria Beta Sh.p.k | ||
| Te ardhura | ALL 1,000,000.00 | ALL 1,000,000.00 | |
| EBITDA | ALL 150,000.00 | ALL 70,000.00 | |
| amortizim | ALL 90,000.00 | ALL 10,000.00 | |
| interesa | ALL 20,000.00 | ALL – | |
| taksa | ALL 10,000.00 | ALL 10,000.00 | |
| Fitimi | ALL 30,000.00 | ALL 50,000.00 |
Nga të dhënat e tabelës 3 munde të kuptojmë se shoqëria Alfa është duke investuar shume në aktivet afat gjate (kosto amortizimit), investimet është duke i bere me financim bankar (interesa), këto dy faktor bëjnë që Alfa të ketë një fitim vjetor më të ulet se Beta edhe pse ka një performance më të mire.
Është e qartë që Alfa Sh.p.k po bene investime për tu rritur dhe modernizuar. Amortizimi është kosto që, aktualisht zvogëlon fitimin e Alfa Sh.p.k, por krijon bazën për rritjen, kjo është arsyeja themelore që të behet dallimi amortizimit nga kostot operative.
Ne shembullin më larte krahasimi ishte mjaft i thjesht sepse supozuam që shoqëritë të kishin të ardhura të njëjta dhe llojshmëria e kostove të ngjashme, për të bere një krahasim më të plot midis shoqërive të ndryshme dhe për ti krahasuar duhet të matim EBITDA ne përqindje ose i quajtur ndryshe EBITDA margin.
EBITDA margin
Siç e përmendëm larte në shembujt që pame ishte shume e thjeshte të kuptohej me vlerat absolutë se cila shoqëri ishte më efecientë për faktin se supozuam te ardhura të njëjta, por në jetën reale nuk ndodhë kështu, pasqyrat financiare janë më të komplikuara sesa shembujt që pame më larte.
Për të arriture të bëjmë krahasimin midis dy business-ve që operojnë në të njëjtin sektorë duhet të përdorim EBITDA margin, matja behet nga raporti midis EBITDA / TE ARDHURA*100, në ketë mënyre do kemi si rezultat një përqindje dhe jo një numër absolut.
Për të kuptuar dobishmërinë e EBITDA margin le të sjellim një shembull disi më të komplikuar:
Tab 4
| Shoqëria Alfa Sh.p.k | Shoqëria Beta Sh.p.k | |||
| Te ardhura | ALL 14,000,000.00 | ALL 16,000,000.00 | ||
| kosto e jashtme | Kosto lende e pare | ALL 3,500,000.00 | ALL 4,500,000.00 | |
| Shpenzime për konsulence | ALL 2,500,000.00 | ALL 2,000,000.00 | ||
| Energji elektrike | ALL 150,000.00 | ALL 200,000.00 | ||
| Shpenzime për ujin | ALL 35,000.00 | ALL 40,000.00 | ||
| Shpenzime për publicitet | ALL 50,000.00 | ALL 40,000.00 | ||
| Kosto te tjera te jashtme | ALL 1,000,000.00 | ALL 2,500,000.00 | ||
| VLERA E SHTUAR (ADDED VALUE) | ALL 6,765,000.00 | ALL 6,720,000.00 | ||
| Kosto e personelit | ALL 2,545,000.00 | ALL 2,500,000.00 | ||
| EBITDA(earnings before interest taxes depreciation amortisation) | ALL 4,220,000.00 | ALL 4,220,000.00 | ||
| Amortizim | ALL 1,000,000.00 | ALL 100,000.00 | ||
| EBIT(earnings before interest taxes) | ALL 3,220,000.00 | ALL 4,120,000.00 | ||
| Interesa | ALL 59,000.00 | ALL – | ||
| EBT (earnings before taxes) | ALL 3,161,000.00 | ALL 4,120,000.00 | ||
| Taksa | ALL 158,050.00 | ALL 618,000.00 | ||
| Fitimi | ALL 3,002,950.00 | ALL 3,502,000.00 |
Nëse do të bënim një analize të shpejt tab 4, të gjithë ata që kane njohuri baze të pasqyrave financiare do shihnin të paren Fitimin vjetor dhe shoqëria Beta sh.p.k ka fitim më të lart, e dyta do ishte xhiro e vitit / te ardhurat edhe në ketë rast shoqëria Beta sh.p.k ka një xhiro më të lart, pra mund të themi ia vlen (it worth) të investosh tek shoqëria Beta sh.p.k!
Për të qene më të sigurt të shohim edhe indikator të tjerë:
- Vlera e shtuar, shume e përafërt edhe pse për shoqërinë Alfa pak më e lart nuk na jep një ndihme të madhe;
- EBITDA ne vlere absolute janë identik për të dyja shoqëritë.
Atëherë cila është shoqëria me efecientë? Ketë na e tregon EBITDA margni siç thamë më larte është raporti midis EBITDA dhe TE ARDHURAT:
Tab 5
| Shoqeria Alfa Sh.p.k | Shoqeria Beta Sh.p.k |
| EBITDA margin | 30% | 26% |
L’EBITDA margin tregon se sa shpenzimet operative ndikojnë negativisht tek fitimi i shoqërisë. Sa me i lart të jete EBITDA margin aq më pak e rrezikshme konsiderohet financiarisht një shoqëri.
Ne shembullin tone shoqëria Alfa Sh.p.k prezanton një EBITDA margin më të larte se shoqëria Beta Sh.p.k, çfarë na tregon ky fakt?
- Qe shoqëria Alfa Sh.p.k edhe pse më të ardhura më të ulet se shoqëria Beta Sh.p.k ka një EBITDA te njëjte, pra arrin të jete më efecientë në menaxhimin e kostove operative;
- Te ardhurat/xhiro vjetore e larte e një shoqërie nuk është indikatorë efikasitetit;
- Fakti që shoqëria Alfa Sh.p.k ka amortizimin prei 1,000,000 ALL (shpenzime jo-monetare) tregon se ka 1,000,000 ALL ne kasën e saj të pa taksuar;
- Dhe ndryshimi midis dy xhirove të ndryshme benë që:
- Shoqëria Alfa është në limit e taksimit të thjeshtuar (limiti është 14,000,000 ALL) dhe taksohet me normën e 5%;
Me ketë kuptojmë se të shohësh vetëm xhiron/te ardhura dhe fitimin e një shoqërie nuk ke pare shume.