Cash Conversion Cycle

SI TË MBAJME NË KONTROLL QARKULLIMIN E LIKUIDITETIT DHE TË RRISIM EFIKASITETIN E NJË SHOQËRIE.

Shpesh dëgjojmë rreth profitit të një business-i, a është profiti i një viti i njëjtë me likuiditetin që një shoqëri ka në bankë / kase? Nuk është gjithmonë e vërtet, le të themi që një shoqëri në fillim te vitit ka “të arketueshme (receivables)” rreth 100,000.00 ALL gjate vitit realizon të ardhura prej 1,000,000 ALL dhe në fund te vitit mbyll pasqyrat financiare me 250,000.00 ALL të “arketueshme (receivables), pra nga 1,000,000.00 faturim 150,000.00 kane mbeture në bilanc si të “arketueshme” pra nuk janë kthyer në Cash.

Në boten anglosaksone thuhet “Cash is the king”, sepse me profit nuk blen dot lenden e pare nuk arrin të paguash punonjësit, dhe rrezikon falimentimin e aktivitetit, kjo jep rendësi studimit dhe analizimit të qarkullimit të likuiditetit në aktivitetin prodhues apo tregtar të një shoqërie dhe ketë e bëjmë duke studiuar “Cash Conversion Cycle – CCC”

Çfarë është cikli i konvertimit të likuiditetit ose siç quhet në terminologjinë anglosaksone Cash Convesion Cycle CCC? Cikli i konvertimit të likuiditetit është një metrik që shpreh kohen që i duhet një kompanie për të kthyer investimet e saj nga inventarë në likuiditet. I quajtur ndryshe cikli i operimit neto ose thjesht i likuiditetit, CCC tenton të mase sa kohe i duhet ç’do sasie leku hedhur në ciklin e prodhimit dhe të aktivitetit të shoqërisë para se të kthehet përsëri në Cash, pra mate ciklin nga fluks në dalje në fluks në hyrje në aktivitetin e një business-i.

Ky metrik merre në konsiderate sa kohe i duhet ndërmarrjes për të shitur inventarin, sa kohe i duhet për të mbledhur të arketueshmet (account receivalbe) dhe sa kohe i duhet për të likuiduar të pagueshmet (account payables) pra furnizuesit.

Rëndësia e CCC është se ndihmonë në vlerësimin e efikasitetit të operacioneve dhe menaxhimit të një shoqërie. Një trend i zvogëlimit ose qëndrueshmërisë së vlerës të CCC gjate periudhave të ndryshme është pozitive, në përgjithësi, sa më i ulet të jete CCC, aq më mire është për shoqërinë, ndërsa në rast rritje duhet kryer një studim dhe analize për të gjetur faktorë që shkaktojnë rritjen.

Si të masim Cash coversion cycle? CCC = DIO + DSO – DPO kjo është formula për matjen e CCC që do të thotë dite që i nevojiten shoqërisë për të shitur dhe rimbushur magazinën plus ditët për të mbledhur të arketueshmet minus ditët për të paguar furnitorët e shoqërisë.

Nga formimi i formulës kuptojmë se DIO + DSO është pjesa pozitive e CCC ndërkohe që DPO është negative sepse shkakton dalje likuiditetit prandaj në përgjithësi shoqëritë mundohen që të rrisin numërin i ditëve të pagesës së furnitorëve, por edhe ditët e DIO+DSO duhet te jene sa me te vogla.

DIO: Days Invetory Outstanding, është numëri i ditëve, që i duhet një shoqërie për ta kthyer magazinën (inventarin) e saj në “të arketueshme” (account receivable), formula e DIO:

DIO = 365/Xhiro vjetore-Të ardhurat vjetore
Inventari fund viti

Le të shohim një shembull të thjesht, Shoqëria alfa Sh.p.k ka një xhiro prej 3,000,000 ALL dhe inventarin e fund fitit 1,000,000 ALL qarkullimi vjetor i magazinës është 3,000,000/1,000,000 =3 pra magazina e shoqërisë alfa rrotullohet 3 here në vite e shprehur në dite 365/3=121.67, shoqërisë alfa i duhen 121,67 dite për të shitur magazinën e mbushur sot.

DSO: Days Sales Outstanding, është numeri i ditëve, që i duhet një shoqërie për të mbledhur të arketueshme (account receivables), formula e DSO:

DSO = 365/Xhiro vjetore-Të ardhurat
Të arketueshme (account receivable)

Le të shohim një shembull, Shoqëria alfa sh.p.k ka një xhiro prej 3,000,000 ALL dhe të arketueshme në fund fitit 1,000,000 ALL qarkullimi vjetor i të arketueshme-ve është 3,000,000/1,000,000 =3 pra shoqëria alfa mbledh 3 here në vite të arketueshmet dhe e shprehur në dite 365/3=121.67.

DPO: Days Payable Outstanding, është numeri i ditëve, që i duhen një shoqëri për të paguar furnizuesit e saj, formula e DPO:

DPO = 365/COGS (cost of good sold)
Të Pagueshme (account payables)

Dhe në ketë rast me një shembull mund ta kuptojmë më mire, Shoqëria alfa sh.p.k ka COGS prej 1,500,000 ALL dhe të pagueshme (account payables) në fund fitit 500,000 ALL qarkullimi vjetor i të pagueshme-ve është 1,500,000/500,000 =3 pra shoqëria alfa arrin te paguaj 3 here në vite të pagueshmet dhe e shprehur në dite 365/3=121.67.

Tani që kuptuam si ti masim metriket për të arriture të masim CCC, do lindte pyetja se ku është dhe si mund ta kuptojmë dobishmërinë e CCC?

Le të shohim një shembull disi më të komplikuar për të kuptuar më mire përdorimin:

Performanca

alf sh.p.kbeta sh.p.k
Të ardhura5,000,000.005,000,000.00
– COGS3,000,000.002,500,000.00
– Kosto të tjera1,500,000.002,000,000.00
Fitimi vitit500,000.00500,000.00

Bilanci

AKTIVET
Mjetet monetare200,000.0080,000.00
Të arketueshme01,500,000.00
Inventari550,000.00200,000.00
Aktive fikse1,000,000.00800,000.00
AKTIVE TOTALE 1,750,000.00 2,580,000.00
DETYRIME DHE KAPITALI
Kapitali500,000.001,000,000.00
Huamarrje850,000.001,280,000.00
Të pagueshmet400,000.00300,000.00
TOTALI I DETYRIMEVE DHE KAPITALIT 1,750,000.00 2,580,000.00
DIO40,1514,60
DSO0109,50
DPO48,6743,80
CCC– 8,5280,30

Le të analizojmë një nga një metriket më sipër:

DIO, për shoqërinë alfa sh.p.k 40 dite të nevojshme për të shitur magazinën e mbushur sot, një kohe e mire nëse do të shihnim mesataren e përgjithshme të businesse-ve, ndërkohë për beta sh.p.k 14,60 shume pak pra mund të themi se menaxhimi i magazinës në të dyja shoqëritë është pozitivi dhe kjo vërteton së malli që shitet nga të dyja shoqëritë pëlqehet nga konsumatorët.

DSO, alfa sh.p.k 0 dite dhe për beta sh.p.k 109,50 dite, një diference shume e madhe midis dy shoqërive, pra të dy shoqëritë kishin një xhirim të mire të magazinës por jo për të dy rezultati është pozitiv për të arketueshmet, cilët mund të jen shoqëritë që mund të kenë 0 dite për të mbledhur të arketueshmet? Një prej disave janë supermarketet në momentin që kryejnë veprimin e shitjes në atë moment dhe paguhen prandaj nuk kane të arketueshme për të mbledhur. Ndërsa në rastin e beta sh.p.k duhet bere një analize duke ndare klientët në baze të rregullsisë së pagesës dhe duke ju njohur avantazhe klientëve më të rregullte dhe eliminuar klientët që paguajnë me vonese, sepse 109.5 dite janë disi kritike dhe mund te shkaktojnë probleme likuiditeti për një shoqëri, pra ndodhemi ne situatën ku malli është i pëlqyer por klientët janë të pa rregullt.

DPO, të dyja shoqëritë paguajnë në kohe mjaft të arsyeshme furnitorët e tyre, ndërkohë që për alfa sh.p.k pagesa në kohe të shkurtër është e mundur për faktin se arrin të ketë likuiditet

sepse koha e humbur për të mbledhur të arketueshmet është zero, për beta sh.p.k kjo është më e vështire sepse koha për të mbledhur të arketueshmeve është shume e gjate. Dhe pa dyshim beta sh.p.k shkon drejt huamarrjes për të paguar furnizuesit në një kohe kaq të shkurtër, por huamarrja ka një kosto që është interesi që shkakton uljen e profitit dhe gjithashtu dhe uljen e likuiditetit.

Cila mund të ishte strategjia që mund të ndiqte beta sh.p.k për të mos ju drejtuar bankave për huamarrje dhe për të mos rrezikuar refuzimin nga ana e tyre?

Le të shohim formulën e DSO për shoqërinë beta sh.p.k nga një kënd vështrim tjetër:

Të ardhurat ditore
DSO =Te ardhura=5.000.000,00=13.698,63
365365
Të arketueshme=1.500.000,00=109,50
Të ardhurat ditore13.698,63

Dhe në ketë rast gjejmë ditët e duhura për të mbledhur të arketueshmet por kemi një informacion më shume të dobishme për të bere një analiza të “ardhurat ditore”, sepse nëse shoqërish beta sh.p.k do ti duhej një financim prej 130.136,99 ALL, rruga më e dobishme që do ishte të kryente ulje edhe prej 2% klientëve dhe të kërkonte pagesën e të arketueshmeve brenda 100 diteve pra beta sh.p.k do të fitonte 9,5 dite në mbledhjen e likuiditetetit e kthyer në një shifër ekzakte 9,5*13.698,63 = 130.136,99 ALL pra shoqëris beta sh.p.k nuk do ti duhej të shkonte në banke për financim nëse do të menaxhonte mire kohen në aktivitetin e saj.

Alfa sh.p.k financohet nga furnizuesit sepse paguan furnizuesit mbasi ka shitur mallin e saj, ndera Beta sh.p.k dëmtohet nga klientët e saj, këtë e kuptojmë duke analizuar CCC e të dyja shoqërive. Të shumte informacionet që mund të marrim për një shoqërie me ane të matjes së CCC por që nuk mund të trajtojmë të gjithë në këtë artikull.

KOHA ЁSHTЁ FLORI DHE MENAXHIMI I DUHUR ЁSHTЁ LIKUIDITET PЁR BUSINESS-IN